Policia: Për 6 muaj 4,116 shoferëve në Kosovë iu është ndaluar patentë shoferi

20.07.2023 Ligji
Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga muaji janar deri në atë qershor të vitit 2023 ia ka ndaluar patentë shoferët dhe ka vendosur pikë negative personave që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.
Policia e Kosovë bën të ditur se brenda 6 muajve të parë të këtij viti ka zhvilluar aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve të mundshme.
Poashtu, PK bën të ditur se për këtë periudhë kohore iu kanë ndaluar patentë shoferin 4.116 drejtuesve të automjeteve, ndërsa 12.751 të tjerëve iu janë vendosur pikë negative.
Njoftimi i plotë:
SHOFER RESPEKTONI RREGULLAT NË TRAFIK NË TË KUNDËRTËN MUND TË MBETENI PA PATENTË SHOFER!
Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Gjatë periudhës kohore Janar – Qershor 2023:
• 4116 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
• 12751 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.
