Policia nuk e ndal dorën, shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë
- 07.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së hënë janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të hënën janë raportuar gjithsej 33 aksidente trafiku, prej të cilave 9 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 24 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar edhe 2.061 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik, numër ky rekord, krahasuar me ditët paraprake.