Policia nuk e ndal dorën, për 24 orë shqiptoi afër 1 mijë e 600 tiketa trafiku

21.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Policia nuk e ndal dorën, për 24 orë shqiptoi afër 1 mijë e 600 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të premte janë regjistruar gjithsej 36 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 22 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së premte policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.581 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.