Policia në rajonin e Prizrenit shqipton mbi 120 gjoba për kundërvajtje në trafik

05.10.2021

Gjatë pikës kontrollit në rrugën Landovicë-Gjonaj me qëllim parandalimi të aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë në trafik, gjatë një pike kontrolli me radar janë shqiptuar 23 tiketa për kundërvajtje të ndryshme si: pa regjistrim , pa maska, tejkalim i shpejtësisë, dritat e pa rregullta, kontrollimi i mjeteve të transportit, dhe me masa mbrojtëse ndalim drejtimi […]

Gjatë pikës kontrollit në rrugën Landovicë-Gjonaj me qëllim parandalimi të aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë në trafik, gjatë një pike kontrolli me radar janë shqiptuar 23 tiketa për kundërvajtje të ndryshme si: pa regjistrim , pa maska, tejkalim i shpejtësisë, dritat e pa rregullta, kontrollimi i mjeteve të transportit, dhe me masa mbrojtëse ndalim drejtimi i automjetit.

Në përgjithësi gjatë ditës së hënë me datë 04 shtator 2021, janë shqiptuar gjithsejtë 121 tiketa për kundërvajtje në lokacione të ndryshme të zonës së përgjegjësisë (bazuar në plane operative aktive), në rajonin e Prizrenit.