Sipas zëvendëskomandantit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, njësia kundër krimeve ekonomike ka ndërhyrë në objektin ku funksiononte institucioni paralel serb.
Në vendngjarje përveç policëve të Njësisë kundër krimeve ekonomike shihen edhe dhe tre pjesëtarë të EULEX-it.
Një pjesë e stafit tashmë ka lënë ambientet e objektit, duke marrë me vete sendet personale.
“Ky është një institucion paralel. Kemi sekuestruar dokumentacionin dhe kemi hapur rastin për falsifikim të dokumenteve”, ka deklaruar Elshani.