Policia konfiskon 4 armë, medikamente në vlerë mbi 1,800€, kontrollon 215 automjete e arreston 4 persona

28.09.2021

Ky operacion është organizuar nga EUROPOL, është zbatuar nga data 15 deri me 18 shtator 2021 në gjithsej 27 shtete (17 shtete të BE-së dhe 10 shtete tjera jashtë BE-së). Në Kosovë, Policia e Kosovës,  respektivisht Policia Kufitare se bashku me Doganën e Kosovës, në koordinim me  ILECU-në dhe QKMK-në, kanë zbatuar këtë plan në […]

Policia konfiskon 4 armë, medikamente në vlerë mbi 1,800€, kontrollon 215 automjete e arreston 4 persona Foto: © Hallka Marketing Agency

Ky operacion është organizuar nga EUROPOL, është zbatuar nga data 15 deri me 18 shtator 2021 në gjithsej 27 shtete (17 shtete të BE-së dhe 10 shtete tjera jashtë BE-së).

Në Kosovë, Policia e Kosovës,  respektivisht Policia Kufitare se bashku me Doganën e Kosovës, në koordinim me  ILECU-në dhe QKMK-në, kanë zbatuar këtë plan në disa pika kufitare  në kufijtë me Shqipërinë, Serbinë dhe Malin i Zi. Në zbatimin e këtij plani operativ janë përfshirë 78 zyrtarë policorë dhe 43 zyrtarë doganorë të cilët së bashku kanë koordinuar aktivitetet operacionale.

Gjatë zbatimit të planit në teren janë konfiskuar katër armë, medikamente në vlerë prej 1810 €, janë arrestuar katër persona për ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve’, janë kontrolluar 215 automjete dhe janë realizuar aktivitete tjera policore.

Kurse, numri i përgjithshëm i të arrestuarve  në nivel të të gjitha shteteve ku është zhvilluar operacioni në fjalë, gjatë zbatimit të këtij operacioni është: 330 arrestime dhe janë iniciuar 37 raste për hetime.