Policia identofikon të dyshuarin H.R për shpërdorim të pasurisë së huaj, rasti shkon në prokurori

03.08.2023 Ligji
Policia e Kosovë ka arritur të identifikoj dhe lokalizoj vendqëndrimin e një personi i cili dyshohet për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili është involvuar në këtë rast, H.R i lindur më 1982, vepron jashtë Republikës së Kosovës, raporton SuharekaOnline.
Poashtu thuhet se i H.R, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Identifikohet i dyshuari për “Shperdorim të pasurisë së huaj “
Prizren, 03 gusht 2023
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Prizren falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të identifikoj dhe lokalizoj vendqëndrimin e të dyshuarit H.R. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar) i cili jeton dhe vepron përkohësisht jashtë Republikës së Kosovës.
Ai ishte i kërkuar nga ana Policisë së Kosovës me dyshimin për përfshirje në rastin ,,Shpërdorim i pasurisë së huaj’’. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ku janë gjetur prova të qëndrueshëm se i dyshuari në fjalë është i involvuar në këtë rast.
Në lidhje me këtë është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren falënderon mediat dhe qytetaret në ofrimin e ndihmës për identifikimin e personit të lartcekur.