Policia gjobit mbi 470 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID
01.02.2022
Qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-COVID janë duke u gjobitur nga policia. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 475 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19. Ndërkohë që numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje enorme. Aktualisht në vend janë 34 […]
Qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-COVID janë duke u gjobitur nga policia.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 475 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.
Ndërkohë që numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje enorme.
Aktualisht në vend janë 34 mijë e 208 raste aktive me COVID-19.