I dyshuari, teksa po udhëtonte me veturë në rrugën “Ibrahim Rugova”, u ndalua nga policia për një kontroll rutinë, që rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të narkotikëve.

Sipas policisë, i dyshuari posedonte me vete narkotikë të llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.