Policia e rreptë në rrugë, gjobit mbi 2200 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID
Policia e Kosovës po tregohet e rreptë me ata që nuk po i bartin maskat dhe nuk po i respektojnë masat anti-COVID të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Policia e Kosovës krahas aktiviteteve të saj, po zhvillon edhe aktivitetin për zbatim të masave anti-COVID, ku për qytetarët që nuk po i respektojnë masat ka zero […]
Policia e Kosovës po tregohet e rreptë me ata që nuk po i bartin maskat dhe nuk po i respektojnë masat anti-COVID të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Policia e Kosovës krahas aktiviteteve të saj, po zhvillon edhe aktivitetin për zbatim të masave anti-COVID, ku për qytetarët që nuk po i respektojnë masat ka zero tolerancë.
PK-ja në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dielën ka shqiptuar hiç më pak se 2,223 gjoba për mosrespektimin e masave kundër COVID-19.
Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi javën e kaluar, e të cilat do të zgjasin deri më 13 shtator.
Kjo pasi që situata me COVID-19 në vendin tonë është tejet shqetësuese, vetëm dje janë konfirmuar 890 si dhe janë regjistruar 24 raste të vdekjes.