Policia e Kosovës shqiptoi mbi 1 mijë e 300 tiketa trafiku gjatë ditës së hënë

24.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Policia e Kosovës shqiptoi mbi 1 mijë e 300 tiketa trafiku gjatë ditës së hënë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të dielën janë regjistruar gjithsej 59 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 33 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së hënë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.357 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.