Policia e Kosovës shqiptoi afër 2 mijë tiketa tafiku për 24 orë

26.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Policia e Kosovës shqiptoi afër 2 mijë tiketa tafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të mërkurë janë regjistruar gjithsej 38 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 25 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së mërkurë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.837 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.