Policia e Kosovës nuk e ndal dorën, për 24 orë shqipton 1.886 tiketa trafiku

13.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së enjte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej […]

Policia e Kosovës nuk e ndal dorën, për 24 orë shqipton 1.886 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së enjte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 51 aksidente, ku prej tyre 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës njofton se asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës poashtu, ka njoftuar se ka shqiptuar 1.886 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit.