Policia e Kosovës sot, ka njoftuar për mbylljen e 2 ordinancave private për shkak të ushtrimit të kunderligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike.

Policia e Kosovës nga një plan operativ “Ordinanca” ka mbyll 2 ordinanca private, këtë e konfirmoi Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit me njësitet relevante të saj, në kuadër të implementimit të planit operativ të koduar me emrin “Ordinanca” me datë 22.03.2019, sipas urdhërit të gjykatës kompetente kishin kontrolluar katër ordinanca private të cilat ofronin shërbime shëndetësore në rajonin e Gjilanit dhe gjatë operacionit një person ishte arrestuar si dhe ishin konfiskuar dëshmi relevante për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës këto kontrollime dhe mbyllje të ordinancave private i bëri në bashkëpunim me inspektorët e autoriteteve kompetente ku vazhduan me veprimet e tyre deri në këtë fazë.

Sot me datën 25.03.2019, dy ordinanca janë mbyllur për “ushtrim të kunderligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike”.

Policia e Kosovës është duke vazhduar me këtë plan operativ në bashkëpunim me inspektorët e autoriteteve kompetente dhe me organet kompetente të tjera.