Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 25 vjeçarit i dënuar për vjedhje
26.03.2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për Edison Ademi nga Peja. Përmes një kërkesë për bashkëpunim, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së […]
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për Edison Ademi nga Peja.
Përmes një kërkesë për bashkëpunim, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.
Etiketat
Numër i lartë shkeljesh të rregullave të trafikut në Kosovë, 1245 gjoba në një ditë
Policia para 1 dite
Kosova vazhdon të godasë institucionet paralele serbe: Mbyllet edhe “Dunav Osiguranje”
Policia para 5 dite