Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një i ri në Prizren

23.01.2023

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Prizren, te Transiti i Vjetër, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe i bllokuar në veturë. I ndjeri dyshohet se u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke treguar se […]

Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një i ri në Prizren Foto: Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime. / GettyImages

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Prizren, te Transiti i Vjetër, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe i bllokuar në veturë. I ndjeri dyshohet se u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke treguar se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ku drejtuesi humb kontrollin mbi automjetin dhe del jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime trupore ndërsa, pasagjeri kosovar ka humbur jetën.

Vdekjën e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Prizren 22.01.2023-04:55. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.