Policia e Kosovës gjatë ditës dielë shqiptoi mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku

06.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së dielë janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Policia e Kosovës gjatë ditës dielë shqiptoi mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së dielë janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të dielë janë raportuar gjithsej 20 aksidente trafiku, prej të cilave 8 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 12 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar edhe 1.466 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.