Policia e Kosovës brenda 24 ore shqiptoi mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku

02.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së mërkurë janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Policia e Kosovës brenda 24 ore shqiptoi mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së mërkurë janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të mërkurë janë raportuar gjithsej 54 aksidente trafiku, prej të cilave 19 me të lënduar, ndërsa 35 të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar edhe 1.785 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.