Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 28 persona të dyshuar, një në Prizren
- 24.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 28 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 21 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka arrestuar një person të dyshuar pë dhunë në familje.