Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 19 persona të dyshuar, tre në Prizren

  • 28.01.2023
Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 19 persona të dyshuar, tre në Prizren

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 19 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 12 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 6 të tjetër në vuajtje të dënimit.


Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje dhe vjedhje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Prizren 27.01.2023 – 10:35. Viktima femër kosovar ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka dhunë nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  
  • Prizren 27.01.2023 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes si dhe kishte demoluar disa gjësende nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

VJEDHJE E RËNDË

  • Fsh. Planejë, Prizren 17.01.2023 – NN. Është identifikuar dhe arrestuar një mashkull  kosovar si i dyshuar që kishte kryer vjedhje në shtëpitë e dy viktimave meshkuj kosovarë. Disa nga gjësendet e gjetura tek i dyshuari u janë kthyer pronarëve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftim.
N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë