Policia e Kosovës arreston 34 të dyshuar brenda 24 ore, një në Suharekë

07.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 34 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Policia e Kosovës arreston 34 të dyshuar brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 34 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 23 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se të premten ka arrestuar një person, i dyshuar për keqtrajtim të fëmijës (djal) të tij të mitur.

Suharekë 06.01.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.