Policia e Kosovës arreston 23 të dyshuar brenda 24 ore, dy në Prizren
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 23 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 23 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 18 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se të martën kanë arrestuar dy të dyshuar, njëri për dhunë në familje e tjetri për mashtrim.
“DHUNË NË FAMILJE– Prizren 09.01.2023 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.
“MASHTRIM– Rr. Bujtinat, Prizren 31.08.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në raport.