Policia e Kosovës arrestoi 21 persona të dyshuar për 24 orë, prej tyre 4 në Prizren

13.07.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 21 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Policia e Kosovës arrestoi 21 persona të dyshuar për 24 orë, prej tyre 4 në Prizren Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 21 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit 15 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se katër persona janë arrestuar në Prizren, ku dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë ishin në kërkim policor.

Rr. Halil Kantarxhiu 07.06.2023 – 20:15. Në lidhje me rastin, më 12.07.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Halil Kantarxhiu 07.06.2023 – 20:15. Në lidhje me rastin, më 12.07.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Prizren 12.07.2023 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

Rr. Tahir Sinani, Prizren 12.07.2023 – 13:30.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.” thuhet tutje në njoftim.