Tashmë jemi në përfundim të muajit dhjetor, ku moti bëhet edhe më i ftohtë duke krijuar ngrica e mjegull si dhe dhe vështirëson qarkullimin e automjeteve, për këto rrethana Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.

Policia e Kosovës në një komunikatë thuhet se siguria rrugore do të trajtohet gjithmonë me seriozitet nga Policia si dhe njësitet e saj.

Në komunikatën e Policisë thuhet se të gjitha akset rrugore do të jenë të mbuluara nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit, të cilat do të ushtrojnë kontroll të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore, zinxhirë, në akset ku është i nevojshëm përdorimi i tyre.

“Të gjitha akset rrugore do të jenë të mbuluara nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit, të cilat do të ushtrojnë kontroll të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore, zinxhirë, në ato akse ku është i nevojshëm përdorimi i tyre, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat janë të pranishme.

PK me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Me angazhimet njësiteve policore dhe institucioneve tjera përgjegjëse, si dhe me një kujdes të pjesëmarrësve në komunikacion, besojmë që kjo sezone dimërore të kalohet me një numër më të vogël të aksidenteve”, thuhet në njoftim.