Jemi në ditët e fundit të muajit dhjetor dhe moti sa shkon e bëhet më i ftohtë dhe ka reshje të borës e të shiut, për këtë Policia e Kosovës ka apeluar tek ngasësit e automjetëve në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe posedim të pajisjeve dimërore.

Policia e Kosovës (PK) ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në raport.