Bizneset Vende Pune Ofertat

Policia: Dje arrestuam 12 persona për vepra të ndryshme penale

Policia: Dje arrestuam 12 persona për vepra të ndryshme penale

20.11.2023 Ligji

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka arrestuan 12 persona në raste të ndara për vepra dhe incidente të ndryshme.

Policia ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, 9 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, një është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Aksioni për kapjen e grabitësve: Ky është i arrestuari tjetër, pronar i një argjendarie në Prishtinë

Aksioni për kapjen e grabitësve: Ky është i arrestuari tjetër, pronar i një argjendarie në Prishtinë

Operacioni policor për kapjen e grupit kriminal, që kreu grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, javën e kaluar suharekasit u zhvillua në shtatë lokacione dhe rezultoi me një grabitës të vrarë, një polic të plagosur dhe katër të arrestuar – teksa një po kërkohet. I dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, vëllai i tij po kërkohet, ndërsa dy të dyshuarit që u arrestuan janë Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Është bërë me dije se në mesin e të arrestuarve dyshohet se është edhe Trim Baraku, pronari i një argjendarie në Prishtinë.

I njëjti po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së armatosur.

Konfrontimi i Policisë me grupin kriminal, bilanci total: Një grabitës i vrarë, një polic i plagosur dhe 7  të arrestuar

Një i vrarë, një polic i plagosur, shtatë të arrestuar dhe një i dyshuar në arrati është bilanci total i këtij rasti, për të cilin sot pati të gjerë policor.

Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe u zhvilluan bastisjet.

Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, i dyshuari kryesor, tashëm i ndjerë, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

Zyrtarët policorë, sipas Polciisë, në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë të njëjtitn, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, në mesin e të cilëve Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër, vëllai i të vrarit, Korab Gashi, ende gjendet në kërkim policor.

Zyrtarit policor, që pësoi plagë i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Bastisje në shtatë lokacione, policia jep detajet e fundit për aksionin e vjedhjes të argjendarisë në Suharekë

Bastisje në shtatë lokacione, policia jep detajet e fundit për aksionin e vjedhjes të argjendarisë në Suharekë

Lidhur me rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur me datën 22.11.2023 në Suharekë, ku të dyshuarit gjatë grabitjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të pandërprera fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe është realizuar operacioni policor.

Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor.

Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Dalin para gjykatës 6 të arrestuarit e dyshuar për falsifikim të monedhave 2-euroshe

Dalin para gjykatës 6 të arrestuarit e dyshuar për falsifikim të monedhave 2-euroshe

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë sjellë para gjykatës gjashtë të dyshuarit, të cilët u arrestuan nën dyshimin për prodhimin dhe vënien në qarkullim të monedhave 2-euroshe.

Seanca dëgjimore në të cilën pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës së sigurisë, pritet të fillojë nga ora 14:00.

Ndryshe,  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën njoftoi se në një opoeracion të përbashkët me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, të cilët dyshohen për prodhim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara, konkretisht monedha metalike 2-euroshe. Nga ky aksion, janë sekuestruar thasë me para në vlerë mbi 85 mijë euro.

Në njoftimin e PSRK-së, thuhet se bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është realizuar një operacion, gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe më pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

“Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë (6) persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Sipas PSRK-së, tre nga të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse tre të tjerët shtetas të Republikës së Kosovës.

“Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë (7) telefona celularë”, thuhet më tej. 

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë