Po rrinte në lokal me miqtë e tij, vdes papritur i riu në Prizren

  • 17.01.2023
Po rrinte në lokal me miqtë e tij, vdes papritur i riu në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një i ri papritur ka humbur jetën dhe është rrëzuar në tavolinën ku po qëndronte bashkë me miqtë e tij.

Ky rast ka tronditur shokët dhe dëshmitarët përreth të cilët njoftuan Emergjencën dhe Policinë.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në lokalin M-Caffe në Prizren, pas orës 23:00 dhe menjëherë kanë internuar njësitë përkatëse, por fatkeqësisht i riu u dërgua pa shenja jete në spital, ndërkohë që hetimet për vdekjen e tij kanë nisur.


Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet të ketë pësuar atak kardiak, por akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja./GazetaSinjali/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë