Persona të dyshuar tentojnë t’ia vënë flakën një lokali në Prizren
- 26.11.2022

Një rast i rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur të premtën në qytetin e Prizrenit.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje gjatë ditës ka pranuar një informacion nga një pronar i një lokalit i cili ka thënë se persona të panjohur për të ia kanë thyer një xham të lokalit me një shishe qelqi e cila ishte e mbushur me lëndë djegëse, raporton SuharekaOnline.
Sipas dëshmisë së të dëmtuarit në polici thuhet se të dyshuarit kanë tentuar që t’ia vënë flakën lokalit të tij.
Për rastin në fjalë policia ka njoftuar se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar.
“Sheshi Shadervan, Prizren 25.11.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë thyer një xham të lokalit dhe me një shishe qelqi të mbushur me lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftiin e policisë.