Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktimat janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri thika dhe një boks hekuri, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulm.

Pas hetimeve të shpejta, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.