Kjo është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës teksa ka shtuar se gjykimi do të rinis pas pushimit veror, respektivisht me 19 gusht.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Bislim Zyrapi, gjykimi në çështjen  Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis pas pushimit veror, më 19 gusht 2024”, ka njoftuar Gjykata Speciale.