Për një javë tre persona humbën jetën në aksidente të ndryshme trafiku

09.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Në fillim të këtij viti, shteti i Kosovës u trondit nga tri aksidente trafiku, në të cilat fatkeqësisht humbën jetën tre persona, raporton SuharekaOnline. Poashtu, nga 1 […]

Për një javë tre persona humbën jetën në aksidente të ndryshme trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Në fillim të këtij viti, shteti i Kosovës u trondit nga tri aksidente trafiku, në të cilat fatkeqësisht humbën jetën tre persona, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, nga 1 janari 2023 deri më tani Policia e Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 141 aksidente trafiku të cilat kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa për periudhë të njejtë kohore sipas statistikave të policisë bëhet e ditur se 244 aksidente trafiku kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Gjatë javës së parë të janarit 2023, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 7.834 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.