Për një javë regjistrohen 458 aksidente trafiku, 158 përfundojnë me persona të lënduar

27.12.2022

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, numri i aksidenteve vazhdon të mbetet shqetësues të cilat po ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës. Brenda një jave në […]

Për një javë regjistrohen 458 aksidente trafiku, 158 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, numri i aksidenteve vazhdon të mbetet shqetësues të cilat po ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës.

Brenda një jave në Kosovë janë regjistruar 158 aksidente trafiku të cilat kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 300 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Poashtu, gjatë kësaj periudhe kohore Policia e Kosovës ka shqiptuar 9.402 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.

Më poshtë është paraqitur një tabelë me të dhënat e publikuara nga Policia e Kosovës për aksidentet dhe tiketat e shqiptuara në trafik.

DataNr. i aksidenteve me të lënduarNr. i aksidenteve me dëme materialeNr. i tiketave të shiptuara
20 dhjetor, 202233471.319
21 dhjetor, 202215481.497
22 dhjetor, 202214351.668
23 dhjetor, 202221361.174
24 dhjetor, 202221441.429
25 dhjetor, 202224531.165
26 dhjetor, 202230371.150
TOTALI:1583009.402

Rikujtojmë se gjatë ditës së premte rreth orës 17:35 minuta në rrugën që lidh fshatin Savrovë dhe Bukosh, janë aksidentuar dy automjete. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve (meshkuj) dhe një pasagjere (femër).

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të aksidentuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Rr. Savrovë-Bukosh, Suharekë 23.12.2022-17:35. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë  pësuar dy drejtuesit një mashkull dhe në femër kosovar-e, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.” thuhej në raportin e policisë.