Për 24 orë policia ka arrestuar 18 persona – Një në Prizren, i dyshuar për keqpërdorim të fëmijës në pornografi

19.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Për 24 orë policia ka arrestuar 18 persona – Një në Prizren, i dyshuar për keqpërdorim të fëmijës në pornografi Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 14 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren dje ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, i cili pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI

Prizren  18.01.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e larcekur.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.