Për 24 orë policia dënoi mbi 1 mijë e 500 drejtues të automjeteve

05.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së mërkurë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej […]

Për 24 orë policia dënoi mbi 1 mijë e 500 drejtues të automjeteve Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së mërkurë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 78 aksidente, ku prej tyre 30 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale.

Të mërkurën një vetaksident ka ndodhur edhe në Prizren, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident, ku si pasojë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja femër kanë pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra dy të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se pas tretmanit mjekësor drejtuesi i automjetit është liruar, ndërsa pasagjerja mbetet ende në sptal për tretman të mëtutjeshëm.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1.594 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit.