Për 24 orë në Kosovë u regjistruan 45 aksidente trafiku, 24 përfunduan me persona të lënduar

19.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

Për 24 orë në Kosovë u regjistruan 45 aksidente trafiku, 24 përfunduan me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të mërkurën janë regjistruar gjithsej 45 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 24 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 21 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së mërkurë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.679 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.