Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 74 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 74 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 26 aksidente ishin me të lënduar dhe 48 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1474 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 15 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 15 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati apele të shumta nga policia për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të ketë shmangie të aksidenteve të cilat shpesh herë janë edhe fatale.