Për 24 orë në Kosovë ndodhën 63 aksidente trafiku, policia shqipton mbi 1,600 gjoba

15.10.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 63 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 38 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale. Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 647 qytetarë […]

Për 24 orë në Kosovë ndodhën 63 aksidente trafiku, policia shqipton mbi 1,600 gjoba Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 63 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 38 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 647 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 30 persona, 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.