Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 52 aksidente dhe u dënuan mbi 2,100 shoferë

07.04.2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, 21 prej tyre me persona të lënduar, kurse 31 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Policia gjithashtu, ditën e mërkurë ka dënuar 2 mijë e 104 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Policia po ashtu njofton se […]

Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 52 aksidente dhe u dënuan mbi 2,100 shoferë Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, 21 prej tyre me persona të lënduar, kurse 31 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e mërkurë ka dënuar 2 mijë e 104 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia po ashtu njofton se ka arrestuar 21 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre të tjerë në vuajtje të dënimit.