Për 24 orë në Kosovë, 51 aksidente trafiku – policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba

10.10.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 51 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 32 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale. Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 380 qytetarë […]

Për 24 orë në Kosovë, 51 aksidente trafiku – policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 51 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 32 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 380 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 7 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.