Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 40 aksidente dhe u dënuan mbi 1,400 shoferë

13.06.2022

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 18 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Policia gjithashtu, ditën e dielë ka dënuar 1 mijë e 469 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar […]

Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 40 aksidente dhe u dënuan mbi 1,400 shoferë Foto: Ilustrim

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 18 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e dielë ka dënuar 1 mijë e 469 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 21 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse një tjetër në vuajtje të dënimit.