Në një konference për media Policia e Kosovës tregoi realizimin e operacionit për mbylljen e lojërave të fatit në vendin tonë, për 24 orë.
Policia e Kosovës që nga dita e djeshme ka filluar një operacion të gjerë për kazinot në mbarë vendin tonë, kështu deklaroi Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Gjatë këtij aksioni policor janë kontrolluar 235 lokacione në tërë Kosovës,
me vendim të ATK-së 222 Kazino janë mbyllur.
Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 euro, 850 dollarë, 150 franga.
Policia ka njoftuar se operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor.
Në Prishtinë janë kontrolluar 65 lokacione, Mitrovicë e Jugut 22 lokacione, Mitrovica e Veriut 21 lokacioni, regjioni i Pejës 25 lokacione, regjioni i Gjakovës 12 lokacione, regjioni i Ferizajt 34 lokacione, regjioni i Gjilanit 27 lokacione, në total janë kontrolluar 235 lokacione të ndryshme.
Kujtojmë se dje në Kuvend është miratuar me 74 vota për, projekt rezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve Qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.