Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 71 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 71 aksidente, ku dy prej tyre fatkeqësisht përfunduan me fatalitet ndërsa 25 aksidente ishin me të lënduar dhe 44 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1321 tiketa trafiku, por pati edhe arrestime ku ndodhën 20 arrestime.
Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 14 persona u dërguan në mbajtje ndërsa katër persona janë në vuajtje të dënimit.
Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati apele të shumta nga policia për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të ketë shmangie të aksidenteve të cilat shpesh herë janë edhe fatale.
