Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 26 aksidente trafiku ishin me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit në komunikacion që nuk i kanë respektuar rregullat.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,998 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Në këtë periudhë kohore janë arrestuar 19 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.