Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 68 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 23 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 44 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 219 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 29 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.