Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 66 aksidente trafiku.
Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 25 aksidente ishin me të lënduar dhe 41 pa lëndime në njerëz.
Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 167 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.
Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 17 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.
