Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, prej të cilave 23 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të martën policia ka shqiptuar edhe 1273 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.