Për 24 orë 53 aksidente trafiku, Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë gjoba

07.11.2022

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diele në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, prej […]

Për 24 orë 53 aksidente trafiku, Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë gjoba Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diele në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, prej të cilave 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Numri i aksidenteve me persona të lënduar14
Numri i aksidenteve me dëme materiale 39
TOTALI53

Gjithashtu, në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 280 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Numri i tiketave të shqiptuara1,280