Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 32 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1239 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 17 persona, kur prej tyre 15 janë dërguar në mbajtje dhe 1 përson është në vuajtje të dënimit.
