Për 24 orë 49 aksidente në rrugët e Kosovës, policia shqipton mbi 1,700 gjoba ndaj shoferëve
- 22.06.2022
- 0 komente
Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësues.

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 49 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërkaq, 23 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë janë shqiptuar 1,789 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 14 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

KOMENTE0
Leave a Reply