Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.
Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 18 aksidente ishin me të lënduar dhe 31 pa lëndime në njerëz.
Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 375 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.
Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 25 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.
